Flash

"CR7 i urryer në Argjentinë": Dybala tregon mendimin për portugezin në tempullin e Messi

Lapsi.al 1 April 2020
"CR7 i urryer në Argjentinë": Dybala tregon mendimin

Frika për infektimin me Covid 19 ka kaluar tashmë. Paulo Dybala po e merr veten pas ditëve të vështira e pasi ka rëfyer eksperiencën e tij në një intervistë për AFA Play, sulmuesi i Juventus ka folur për raportin e tij me Cristiano Ronaldo në skuadër: "Më ka befasuar pozitivisht në nivel personal, nuk e njihja më parë. Eshtë një djalë i shkëlqyer, i shoqërueshëm brenda e jashtë dhomave të zhveshjes".

Sulmuesi argjentinas ka zbuluar se ndjesitë e para kur u kuptua ardhja e CR7 tek bardhezinjtë: "Asnjë nga ne nuk e njihte personalisht - shpjegoi Dybala -. Para ardhjes së tij patëm shumë diskutime për eleminimin në Champions nga Real, me kartonin e kuq të Buffon. Por gjetëm një djalë të shkëlqyer, miqësor me të gjithë e përherë të disponueshëm. Nuk ndodh shpesh me lojtarë të këtij niveli".

Dybala ka rrëfyer për AFA Play edhe një prapaskenë mes tij dhe CR7: "Gjatë një udhëtimi po flisja me të dhe i thashë 'E di, jam i sinqertë, në Argjentinë të urrejnë, për mënyrën tënde të sjellurit, për mënyrën si ecën, por ti më ke surprizuar vërtetë sepse kam njohur një njeri tjetër'. E ai, duke qeshur, mu përgjigj 'E di që është kështu, por jam mësuar të marr kritika të tilla. Por unë jam si jam'".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI