Flash

Ibrahimovic nuk ka më vend tek Milan: zëvendësuesi është Milik

Lapsi.al 31 March 2020
Ibrahimovic nuk ka më vend tek Milan: zëvendësuesi

Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më larg - vështirë se arrihet në një rinovim - e kështu Milan po sheh përreth për një qendërsulmues për sezonin e ardhshëm. Në vecanti kuqezinjtë kanë hedhur sytë mbi Arkadiusz Milik që, sipas asaj që shkruan Tuttosport, i ka komunikuar Napolit vullnetin për të ndryshuar fanellë. Polaku është profili ideal për kuqezinjtë, duke qenë se është në përfundim kontrate në 2021, gjë që i ul ndjeshëm kartonin, aktualisht rreth 35 milionë e ka një pagesë në linjë me politikën e përcaktuar nga Ivan Gazidis (2,2 milionë në sezon).

Linja Boban-Maldini u përjashtua nga shoqëria e, pas asaj që bëri në janar, Milan do të kthehet të ndjekë lojtarë më të rinj, pavarësisht se qendërsulmuesi i të kaltërve është 26 vjec dhe jo aq talent i ri sa do donte Gazidis. Në krah të tij do të jetë Rebic, i lidhur me kuqezinjtë akoma me një vit huazim e sidoqoftë i pëlqyer nga klubi pas dy muajve të fundit pozitivë. Për tu vlerësuar pozicioni i Leao, për të cilin do të merren në konsideratë propozimet e mundshme.

Sigurisht që cështja Milik nuk është e përfunduar, sepse të negociosh me De Laurentiis, edhe me një vit të mbetur kontratë, nuk është kurrë e lehtë. Para së gjithash, duhet dalë nga emergjenca koronavirus e të bëhen llogaritë e dëmeve që ka bërë epidemia. Por dicka po lëviz e të gjitha rrugët të cojnë në Napoli. Pas Piatek, Milano kuqezi mund të dashurohe me një tjetër qendërsulmues polak.

Të këshilluara

Doli nga koma: Ajax i zgjidh kontratën Nouri

Ajax ka komunikuar zgjidhjen e kontratës me Abdelhak Nouri. Mesfushori i datëlindjes 1997 u zgjua nga koma pak ditë më parë, pas një viti, ashtu si bëri të ditu...

16:39

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI