Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Igli Tare nuk heq dorë: "Sezoni duhet të mbarojë për respekt të të vdekurve"

Lapsi.al 31 March 2020
Igli Tare nuk heq dorë: "Sezoni duhet të mbarojë për

Në pritje të kuptohet nëse e kur Serie A do të kthehet në fushë, Lazio forcon pozicionin e saj qartësisht në favor të rifillimit të kampionatit. "Sezoni duhet të cohet deri në fund - ka shpjeguar drejtori sportiv bardhekaltër Igli Tare për kanalin gjerman 'Sport1' -. Kampionati duhet të shkojë përpara në respekt të të vdekurve e të gjithë tifozëve". "Kohët nuk janë pjekur ende për të vendosur anullimin - ka shtuar ai -. Numri i njerëzve të infektuar po zvogëlohet e të ndërpresësh sezonin do të ishte e padrejtë".

Për Lazion, kampionati duhet të mbyllet për respekt të atyre që humbën jetën në betejën e vështirë kundër koronavirus. Por jo vetëm. Në lojë, në fakt, janë edhe interesa ekonomikë shumë të rëndësishëm. Për drejtuesin shqiptar, impakti i një mbyllje të parakohshme të sezonit do të ishte shkatërrues për llogaritë e klubeve e do të rrezikonte ta conte sistemin e futbollit në kolaps. "Për futbollin italian të ndalonte tani do të ishte një shkatërrim - ka shpjeguar Tare -. Do të mundohemi të evitojmë që kjo të ndodhë, me të gjithë forcat tona". "Në futbollin italian më shumë se 75% të klubeve e financon buxhetin e tij përmes të drejtave TV, nëse këto të ardhura nuk do të jenë, do mbërrinim në kolaps", shtoi drejtuesi bardhekaltër, duke i vënë të gjithë në alarm mbi këtë skenar të mundshëm.

Në anën tjetër tek Lazio edhe lojtarët janë gati të kthehen në fushë. "Do të donim të ktheheshim në normalitet e kjo do të thotë edhe të stërvitemi - vazhdoi Tare -. Lojtarët nuk presin tjetër gjë, por momentin kur gjithcka të bëhet normale edhe brenda klubit." "Në këtë pikë duhet rigjetur ngadalë forma e të dalim nga ky moment horror sa më shpejt të jetë e mundur", përfundoi drejtori shqiptar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI