Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Zyrtare/ Tokyo 2020 shtyhet ekzaktësisht një vit: Olimpiada nga 23 korriku në 8 gusht

Lapsi.al 30 March 2020
Zyrtare/ Tokyo 2020 shtyhet ekzaktësisht një vit: Olimpiada nga 23

Zërat kishin ditë që qarkullonin, por tani ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar: Lojërat e Tokyo do të mbahen nga 23 korriku në 8 gusht 2021. Vendimi ka mbërritur rreth 1 javë nga akordi mes CIO e qeverisë japoneze, që kishte kopsitur shtyrjen për vitin e ardhshëm të Olimpiadës për shkak të pandemisë së Covid-19. Datat e reja, shkruhet në komunikatë, janë përcaktuar mbi bazën e tre konsideratave: shëndeti i pjesëmarrësve e të gjithë stafit të Lojërave, kujdesi për interesat e atletëve e të sportit olimpik, kalendari i sportit global.

Faktikisht bëhet fjalë për shtyrjen e një viti ekzakt, duke qenë se datat e parashikuara ishin ato të 24 korrikut -9 gusht 2020. Njoftimi erdhi në përfundim të një mbledhje telefonike mes presidentit të CIO, Thomas Bach, presidentit të komitetit organizator Mori Yoshiro, guvernatores së Tokyo, Koike Yuriko, e ministri për Olimpiadat e Paralimpiadat Seiko Hashimoto. "Datat e reja - shkruhet në njoftim - do ti japin autoriteteve shëndetësore kohën për të administruar një panoramë në ndryshim të vazhdueshëm për shkak të pandemisë, duke lejuar të limitohet minimalisht ndryshimi i kalendarëve sportivë e do të garantojnë kohën e nevojshme për të kompletuar kualifikueset".

Merr fund kështu hipoteza për të paraprirë Olimpiadën në pranverë, si ishte kërkuar nga disa federata që kishin menduar të përfitonin nga shtyrja për të evituar muajt më të nxehtë të verës japoneze

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI