Flash

"Ti infektojmë vetë pilotët": idea e çmendur e konsulentit të Red Bull

Lapsi.al 30 March 2020
"Ti infektojmë vetë pilotët": idea e çmendur e

Helmut Marko nuk është i ri në këto deklarata, përtej normave, por kjo e fundit është vërtetë në limitet e cmendurisë: ti ekspozojmë pilotët ndaj koronavirus për ti bërë imunë në prag të nisjes së sezonit të Formula 1. "Idea ime ishte të organizonim një fushë ku të plotësonim në një farë mënyre këtë periudhë të vdekur, nga pikëpamja fizike e mentale - ka thënë konsulenti i Red Bull për TV austriake ORF - Do të ishte rasti ideal për pilotët për të kaluar infeksionin (nga Covid-19). Në këtë mënyrë do të ishin gati kur të fillonte turneu". Marko ka theksuar se, fatmirësisht, idea e tij e cmendur nuk ishte marrë në konsideratë: "Ta themi kështu, nuk është se u prit mirë...".

"Strategjia" e Marko bazohet në faktin se pilotët do të kalonin pa problem sëmundjen e pastaj nuk mund ta merrnin më, gjë që në fakt nuk është përcaktuar ende nga evidencat shkencore: "Kemi 4 pilotë në Formula 1 (2 me Red Bull e 2 me Toro Rosso) e 8-10 në programin junior. Janë të gjithë djem të fortë e plot shëndet e pas kësaj do të ishin gati për një sezon të fortë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI