Flash

Newcastle në kaosin e polemikave: për të paguar lojtarët, lë pa rroga punonjësit

Lapsi.al 31 March 2020
Newcastle në kaosin e polemikave: për të paguar lojtarët,

Newcastle United është klubi i parë i Premier League që aplikon papunësinë e pjesshme për vartësit e tij, por jo për lojtarët e skuadrës së parë, për të evituar krizën ekonomike për shkak të emergjencës koronavirus. Me një email të firmosur nga Managing Director Lee Charnley, klubi i presidentit gjithnjë të kontestuar Mike Ashley ka informuar punonjësit se, për shkak të emergjencës për Covid-19, puna e tyre është pezulluar me kohë të pacaktuar.

Inisiativa përjashton yjet e të gjithë stafin e skuadrës së parë, ndërsa përfshin të gjithë zbuluesit e teknikët e akademive të ndryshme. Punonjësve, mes tyre edhe ata të Akademisë e Fondit që merren me bamirësi, i është kërkuar të aderojnë në programin qeveritar që parashikon pagesën e 80% të rrogave. Qeveria britanike ka njoftuar në fillim të marsit se punëtorët mund të kërkojnë 80% të pagave të tyre deri në 2.500 stërlina (rreth 2.800 euro) në muaj. Do të vazhdojnë të marrim pagat e plota futbollistët, që fitojnë mesatarisht 40.120 stërlina në javë, rreth 45mijë euro.

Polemikave, drejtori i Magpies i përgjigjet se "vendimi nevojitet për të siguruar mbijetësën e klubit, që ka humbur më shumë se 1 milionë stërlina (zakonisht të fituara nga shitja e biletave) për cdo ndeshje të paluajtur". Një konflikt i vazhdueshëm mes shoqërisë, që po kërkon të shesë klubin, e tifozëve, të tërbuar nga mos rimbursimi i abonimeve të shitura për ndeshjet e paluajtura.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI