Flash

Reina tregon 25' minutat e terrorit të Covid 19: "Më mungonte ajri"

Lapsi.al 31 March 2020
Reina tregon 25' minutat e terrorit të Covid 19: "Më

"Është si një kamion që të shtyp", kishte rrëfyer për hërë të parë në eksperiencën e tij të infektimit nga koronavirus. Tani Pepe Reina ëhstë më mirë, pasi ka kaluar javën e parë mbyllur në një dhomë. Momenti më i keq është kaluar tashmë, sidomos ato 25 minuta në të cilat nuk merrte më frymë: "Më mungoi oksigjeni, sikur fyti papritur të ishte shtrënguar e ajri nuk arrinte të kalonte. Fiziku ka reaguar mirë. Në fund ishte si një grip i fortë".

E diagnostikuan me Covid-19 mjekët e Premier: "Këtu në Angli tamponet i bëjnë ekskluzivitsht për të sëmurët rëndë, në rastin tim nuk kishte dyshime - vazhdoi portieri spanjoll për 'Corriere dello Sport' - Më kanë dhënë gjithë informacionet e duhura, përvec protokollit për të ndjekur". Deri në maj portieri është në huazim tek Aston Villa, pastaj? "Tani për tani nuk e di si do përfundojë. Nga këto anë situata është agravuar në 5 apo 6 ditët e fundit. Por kufizimiet janë më të lehta se në Itali". Mendimi i Reina shkon për Spanjën e tij, ku emergjenca koronavirus është dramatike: "Lëvizën me vonesë, kam frikë se Spanja do ta kalojë Italinë nga ana e të infektuarve dhe vdekjeve".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI