Flash

Inter si Juventus: "Të gatshëm të reduktojmë pagat"

Lapsi.al 31 March 2020
Inter si Juventus: "Të gatshëm të reduktojmë

Sensibilizimi me situatën i ka bërë të vetëdijshëm të gjithë aktorët në botën e futbollit. E ashtu si bëri Juventus, edhe lojtarët e stafi i Inter tregohen të gatshëm të heqin dorë nga një pjesë e pagës për tiu përgjigjur nevojave të shoqërisë, që pas ndalimit të kampionatit janë përfshirë në krizën që i ka prekur të gjithë. Burime brenda klubit zikaltër kanë bërë të ditur për Ansa se "si rrjedhojë e bisedimeve konstante mes shoqërisë, teknikut Antonio Conte e kapitenit Handanovic, duke marrë në konsideratë emergjencën e rëndë shëndetësore, ka rezultuar që trajneri, stafi teknik e të gjithë lojtarët e skuadrës së parë, janë treguar të gatshëm të reduktojnë pagat e tyre për pjesën e mbetur të këtij sezoni sportiv".

I njëjti burim brenda klubit, thekson se për të mësuar detajet e një lëvizje të tillë sensibilizuese, duhen pritur të rejat mbi kalendarin e Serie A: "Modaliteti specifik e akordet individualë do të akordohen kur skenarët që lidhen me fillimin ose jo të kampionatit në vazhdim do të përcaktohen". Kështu, në këtë pikë është e qartë se shumë do të vendoset nga kur ose nëse do të kthehet në fushë për të mbyllur kampionatin.

Të këshilluara

Doli nga koma: Ajax i zgjidh kontratën Nouri

Ajax ka komunikuar zgjidhjen e kontratës me Abdelhak Nouri. Mesfushori i datëlindjes 1997 u zgjua nga koma pak ditë më parë, pas një viti, ashtu si bëri të ditu...

16:39

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI