Flash

F1/ Modifikohet rregullorja: reduktohet numri i power unit, ndalohet timoni i lëvizshëm

Lapsi.al 31 March 2020
F1/ Modifikohet rregullorja: reduktohet numri i power unit, ndalohet timoni i

Formula 1 do të ndryshojë për tiu adaptuar emergjencës. FIA ka komunikuar një seri modifikimesh për rregulloren teknike ngushtësisht të lidhur me tronditjen e pësuar nga kalendari diktuar nga pandemia e Covid-19. Mes ndryshimeve më domethënës është ai mbi numrin e power unit në dispozicion të skuadrave, që do të zbresë në bazë të numrit të garave që do të zhvillohen (mund të kalojë nga 3 në 2 nëse do të zhvillohen 15 GP). Për më tepër për 2021 është konfirmuar ndalimi i përdorimit të DAS, "timonit të lëvizshëm" të ideuar nga Mercedes.

Zgjedhja për të bllokuar DAS për sezonin e ardhshëm është bërë me objektiv për të përmbajtur kostot e zhvillimit, pavarësisht se është zyrtarizuar që panorama e përgjithshme e rregullores teknike do të mbetet e njëjtë me atë të këtij viti. Gjithnjë në optikën e kursimit i është ndaluar skuadrave të zhvillojnë aerodinamikën 2022 (që do të jetë krejt ndryshe) deri në fund të 2020.

Për herë të parë, bllokimi i aktiviteteve është impostuar edhe ndaj konstruktorëve të motorëve, që duhet të respektojnë një shutdoën prej tre javësh radhazi mes marsit e prillit, ashtu si ishte vendosur për pjesën aerodinamike.

Në fund për të përshpejtuar vendimet është qartësuar se modifikimet për kalendarin 2020 nuk duhet të votohen nga më nga skuadrat. Revokohet gjithashtu edhe detyrimi për skuadrat që të aprovojnë unanimisht cfarëdo modifikim të mëvonshëm të rregullove për këtë sezon. Tani do të kërkohet vetëm aprovimi i 60% të skuadrave.

Në fund janë modifikimet edhe për testete fundit të sezonit: një ditë e vetme provash specifike për pilotët e rinj do të organizohet brenda 48 orëve nga raundi i fundit i kampionatit, me skuderitë që mund të nxjerrin në pistë deri në dy makina.

Të këshilluara

Doli nga koma: Ajax i zgjidh kontratën Nouri

Ajax ka komunikuar zgjidhjen e kontratës me Abdelhak Nouri. Mesfushori i datëlindjes 1997 u zgjua nga koma pak ditë më parë, pas një viti, ashtu si bëri të ditu...

16:39

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI