Flash

E lidhin në karrige dhe i vjedhin shtëpinë: Ashley Cole kalon mbrëmjen horror

Lapsi.al 1 April 2020
E lidhin në karrige dhe i vjedhin shtëpinë: Ashley Cole kalon

Natë e tmerrshme për ish-mbrojtësin e majtë të Chelsea dhe Anglisë, Ashley Cole. Anglezi ka qenë viktimë e një grabitje me dhunë në vilën e tij në hyrje të Londrës, me keqbërësit të cilët - në momentin që gjetën ish-futbollistin vetëm në shtëpi - e kërcënuan, duke e lidhur tek një karrige, ndërsa grabisnin shtëpinë. "Një eksperiencë e frikshme - ka treguar një burim anonim për The Sun -. Kanë studiuar me shumë mundësi lëvizjet e Cole, ishin profesionistë".

Ngjarja në fakt ka ndodhur në 21 janar, por është bërë publik vetëm tani: rreth orës 21.45 hajdutët janë futur në vilë, në hyrje të Londrës, në pronësi të Ashley Cole, duke kaluar nga një derë e pasme. Me shumë mundësi nuk e kanë menduar që Cole do të ishte brenda në shtëpi, e kështu kur u gjendën përballë me të e kërcënuan duke e lidhur pas karriges, për të vazhduar më pas me vjedhjen e planifikuar. “Grabitësit kishin veshje të kamufluar dhe maskë në fytyrë, ishin profesionistë. E dinin më saktësi cfarë duhet të bënin e si të lëviznin" ka treguar burimi anonim për tabloidin anglez.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI