Flash

Koronavirus i merr jetën ish-presidentit të famshëm të Marseille

Lapsi.al 1 April 2020
Koronavirus i merr jetën ish-presidentit të famshëm të

Ish-presidenti i Olympique Marseille, Pape Diouf, 68 vjec, ka humbur jetën për shkak të koronavirus. Vdekja e tij është konfirmuar nga RTS, kanali televiziv publik në Senegal. Pape Diouf duhej të kthehej në Francë nga Dakar për në Nice me avion, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë dhe mjeti nuk u ngrit në fluturim. Diouf ishte shtruar në spitalin e Dakar, i infektuar nga koronavirus e ishte nënshtruar asistencës respiratore.

Pikërisht sot duhej të transferohej në Francë me një fluturim special, siguruar nga ambasada franceze në Senegal e familja e tij do të bashkohej me të në Nice. Ish-gazetari, menaxheri i futbollistëve e pastaj kreu i Olimpique Marseille, nga 2005 në 2009, Diouf kishte kontribuuar në mënyrë të vecantë për ta ngjitur klubin francez të bëhej kampion i Francës në 2010, pas 17 vjetësh pa trofe.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI