Flash

Vrapim në mal e leksione taktike për Shkëndijën e Tetovës: ja sugjerimet nga karantina e Ernest Gjokës

Lapsi.al 2 April 2020
Vrapim në mal e leksione taktike për Shkëndijën e

Futbolli i bllokuar është një situatë e pazakontë për të gjithë Europën e Maqedonia e Veriut nuk bën përjashtim. Shkëndija e Tetovës është detyruar të ndalë ndjekjen e Vardarit e Sileksit për shkak të pandemisë së koronavirus, që i ka vënë futbollistët tetovarë dhe teknikun Ernest Gjoka në një situatë të pamenduar, ashtu si gjithë të tjerët në fakt: "Jam në Tiranë për momentin. Një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne, sepse ishte e paparashikuar dhe në presim të përmirësohet shpejt, por edhe mund të vazhdojë dhe kjo do na kushtojë shumë. E rëndësishme është të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë detyrat për ta kaluar shpejt. Duke u kujdesur për veten jemi kujdesir edhe për të tjerët".

Prej 10 ditësh tekniku është në kryeqytet, për të kaluar emergjencën pranë familjes së tij, por kjo nuk do të thotë se është shkëputur nga komunikimi me lojtarët e tij. Në këtë situatë e rëndësishme është edhe gjendja psikologjike e në këtë pikë Gjoka është nga ata që dinë të veprojnë: "Me lojtarët kemi ndërtuar një mardhënie ndryshe këtë herë. Kemi kontakte të përditshme, bashkëpunojmë dhe shohim si procedojnë me planin individual që i kemi dhënë. shohim video, edhe pse normalisht kanë punë më tepër me përgatitësin atletik dhe zëvendëstrajnerin".

Të gjithë kampionatet e kontinentit të vjetër e ndoshta jo vetëm ato kanë shqetësimin e vetëm që përmblidhet në formën fizike të lojtarëve nëse duhet që sezoni të rinisë. Askush nuk do të kapet i papërgatitur, Gjoka gjithashtu. E kështu, program i individualizuar fizik, ku e rëndësishme është ruajtja e masës muskulare pa harruar leksionet taktike: "Jemi munduar që programi të jetë më shumë i anës fizike - shpjegoi Gjoka, por nuk kemi lënë pa kërkuar vrapimet e gjata, duke patur parasysh që shumë kanë shfrytëzuar ambjentet e shtëpisë dhe faktin që janë pranë terreneve malore. Sa më shumë vrapime dhe përgatitje të anës muskulare, sepse duhet ruajtur forma, natyrisht duke kryer edhe leksione taktike".

11 pikë nga Vardar pas 23 javëve kampionat, ndoshta janë të paarritshme në pjesën e mbetur të sezonit e megjithatë tekniku kryeqytetas nuk dëshiron që kampionati që mos ketë një fund. Ai vendi i dytë i Sileks, vetëm një pikë larg është shumë joshës për të mos e provuar. Për të mos folur pastaj se ndërprerja përfundimtare nuk do ishte e mirë për askënd edhe financiarisht: "Nuk do ishte mirë për askënd të mbyllej kështu - tha Gjoka -. Shpresoj se do të vazhdojmë të luajmë. Është mirë për të gjithë të cojmë javët deri në fund, sepse është e rëndësishme për objektivat, për trofetë por edhe anën financiare që kanë filluar ta ndjejnë të gjithë".

35 pikë për Shkëndijën dhe vendi i tretë momental në renditje janë një situatë krejt ndryshe nga koha kur Gjoka erdhi në krye të tetovarëve në vështirësi të plotë. Por megjithë dëshirën për të menduar për futbollin dhe padurimin për të zbritur në fushë, prioritar në këtë moment është shëndeti...

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI