Flash

F1/ McLaren skuadra e parë që shkurton pagat: Sainz e Norris janë dakord

Lapsi.al 2 April 2020
F1/ McLaren skuadra e parë që shkurton pagat: Sainz e Norris janë

Koronavirus nuk kursen as botën e pasur të Formula 1. Si pasojë e anullimit të 8 Cmimeve të Mëdha të para të sezonit, McLaren duhet të vrapojë të mbrohet dhe bëhet e para skuadër e Cirkusit të madh që shkurton pagat. Skuderia britanike ka vënë në leje të detyruar një pjesë të rreth 900 vartësve, të tjerët kanë një periudhë pushimi prej tre muajsh, ndërsa ata që mbeten në shërbim do të kenë ulje të pagave të tyre. Edhe pilotët Carlo Sainz dhe Lando Norris gjithashtu do të reduktojnë pagesën, në të njëjtën përqindje të të gjithë punonjësve të tjerë.

Skuderia ka bërë të ditur se këto masa janë pjesë e një plani "për të siguruar që punonjësit mund të kthehen në punë ndërsa ekonomia rimëkëmbet" pasi të kalojë pandemia. Sipas BBC, administratori i deleguar i McLaren Zak Broën i ka informuar ekipet e tjera të F1 në lidhje me vendimet e tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI