Flash

"Nga një test psikologjik kuptuam çfarë lojtari është": ai që zbuloi Lautaron tregon telefonatën e psikologes

Lapsi.al 3 April 2020
"Nga një test psikologjik kuptuam çfarë lojtari

Fabio Radaelli, koordinatori i të rinjve të Racing në Avellaneda, kthehet pas në memorie në atë ditë të vitit 2014 kur mori një telefonatë nga Cecilia Contarino, psikologe në varësi të klubit argjentinas: "Fabio, unë nuk e di si luan ky djalë, por di që një test psiko-sjellje si të tij është ndër më të mirët që kam parë ndonjëherë në karrierën time". Ai djalosh ishte Lautaro Martinez, që u promovua më pas në skuadrën e parë me këshillën e vetë Redaellit: "Pyesnim veten nëse ishte djathtosh apo majtosh sepse e kontrollonte topin në të njëjtën mënyrë me të dy këmbët. Në 10 minuta e kuptova që ishte një lojtar ndryshe nga të tjerët. Sot flitet për të si i përzgjedhuri i Messi: për të luajtur me Leon duhet të jesh shumë inteligjent e Lautaro është shumë. Duhet të jesh i kujdesshëm në cdo gjë që bën Messi sepse në cdo moment mund të të japë një pasim të pabesueshëm. Lautaro mund të jetë një 9 fantastike për të, ka karakteristika që përfshihen në mënyrë perfekte për lojën e Leos".

Një intervistë e gjatë e detajoze ajo e Radaelli për Mundo Deportivo, e përditshmja katalanase që prej kohësh tashmë insiston për akordin Barcellona-Lautaro. E tani, njeriu që e zbuloi Toro futet në krahasime, që mund të bindin edhe më shumë katalanasit: "Brenda zonës, Lautaro është njësoj me Suarez për oportunizmin e nuhatjen e golit. Është 23 vjec por është një bishë e lindur për futbollin. Messi di të zgjedhë. Për mua është një miks mes Juan Esnaider e Diego Milito. Mund të krahasohet edhe me Batistutën, por Bati nuk kishte kontrollin me të majtën që ka Lautaro".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI