Flash

"Nuk jemi kavie, bij kur**sh": Eto'o e Drogba eksperimentimit të vaksinës në Afrikë

Lapsi.al 3 April 2020
"Nuk jemi kavie, bij kur**sh": Eto'o e Drogba eksperimentimit
"Nuk jemi kavie, bij kur**sh": Me këto fjalë dy legjenda të futbollit afrikan si Didier Drogba e Samuel Eto'o kanë refuzuar propozimin e bërë nga dy mjekë francezë në tv, në emitentin francez LCI, për të eksperimentuar në Afrikë vaksinën kundër koronavirus ("ku nuk kanë maska e rianimatorë”). Edhe futbollistët e tjerë në rrjetet sociale kanë postuar videon e mjekëve me fjalët në limite të racizmit të Jean Paul Mira, shef i shërbimit të rianimacionit në spitalin Cochin të Parisit, e të Camille Locht, drejtorit të Inserm, duke i shoqëruar me fyerje të ndryshme, ashtu si bën të ditur edicioni online i Marca. "Bij kur**sh, jeni vetëm copa m**i, Afrika nuk është parku juaj i lojërave", ka shkruar Samuel Eto'o, që është përgjigjur madje në rrjet edhe një tëeet të Demba Ba që ankohej për fjalën e dy ekspertëve: "Mirëseerdhët në Perëndim, ku të bardhët mendojnë se janë kaq superiorë e ku racizmi e dobësia bëhen në një farë mënyre banale. Është koha të rebelohemi". "Është absolutisht e pakonceptueshme - ka thënë Drogba - që vazhdojmë ta durojmë. Afrika nuk është një laborator testesh, mos i merrni afrikanët për kavie. Është e pështirë - ka shtuar ai - Liderët afrikanë kanë përgjegjësinë të mbrojnë popujt e tyre nga konspiracione kaq të tmerrshme”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI