Flash

Zgjodhi lojtarin më të pamenduar për penalltinë finale: Lippi rrëfen arsyen e lëvizjes që i dha Botërorin

Lapsi.al 3 April 2020
Zgjodhi lojtarin më të pamenduar për penalltinë finale:

"Uroj me gjithë zemër që futbolli të rinisë në maj, do të thoshte që problemi mbaroi" pretendon Marcello Lippi, që i ftuar në 'Un giorno da pecora' ka shprehur mendimin e tij mbi rifillimin e kampionatit: "Shpresoj që ata që marrin sot vendimet në futboll të kenë inteligjencën e urtësinë të rinisin vetëm kur gjithcka të jetë zgjidhur, sepse nisja e kampionatit sjell një seri problemesh që shkojnë përtej dyerve të mbyllura apo fushës neutrale".

Pasi jetoi në Kinë deri në shtatorin e kaluar, trajneri kampion bote me Italinë po kalon periudhën e vetë izolimit në Viareggio ("në shtëpinë time, me gruan. Për fat kam një kopësht të vogël ku mund të shëtis") e kalon kohën duke riparë ndeshjet madhështore të karrierës së tij: "Kam parë gjithë ndeshjet e Botërorit 2006 e ppastaj finalet që kam jetuar. Ajo që më ka lënë shije të hidhur është humbja në Champions League në Manchester, ndeshja e humbur me penallti kundër Milan - pranon ish-tekniku i Juventus -. Sa herë kam parë finalen e Berlinit? E rishoh shpesh, mund ta kem parë mbi 20 herë. Përfundon gjithnjë mirë për ne...".

Në lidhje me mbrëmjen e Berlinit, Lippi ka zbuluar edhe një prapaskenë interesante në lidhje me lojtarin e fundit, vendimtar, të ekzekutimit të penalltisë: "Gjesti i Zidane ndaj Materazzi më befasoi. E kam stërvitur Zinedine tek Juventus e është një njeri i jashtëzakonshëm, i thjeshtë, kokëulur, inteligjent. Zgjodha Grosso si lojtarin e fundit sepse më të zotët ishin caktuar më parë e mu kujtua se Grosso provokoi penalltinë kundër Australisë në të 90, e shënoi kundër Gjermanisë në minutën e fundit të shtesës së dytë. Kështu i thashë: të pestën e gjuan ti, je njeriu i minutave të fundit. Ai më tha: 'si ka mundësi, unë?'...".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI