Flash

Mjeku francez akuzon futbollin: "Lion-Juventus ndeshja zero për epideminë në Francë"

Lapsi.al 3 April 2020
Mjeku francez akuzon futbollin: "Lion-Juventus ndeshja zero për

Është "faji" i Juventus nëse koronavirus mbërriti në Francë në zonën e Lyon. Eshtë ajo që pretendon një përgjegjës i sindikatës së mjekëve francezë, sipas të cilit sfida e Champions League mes skuadrave të Sarri e Garcia është ndeshja zero e epidemisë për shkak të shumë tifozëve italianë që mbërritën për të ndjekur skuadrën. Kundër kësaj deklarate ndërkohë, ka dalë Agjensia Rajonale e Shëndetit në Lion, e cila saktëson se studimi i infektimit në 14 ditët pasuese të 26 shkurtit nuk ka sjellë në dritë lidhje direkte me ndeshjen e Champions, duke mohuar teorinë e doktorit.

Për Marcel Garrigou-Grandchamp, mjeku në pension i Lion, përgjegjës i celulës jurudike të sidikatës së kësaj kategorie, “futbolli ka qenë një përshpejtues i epidemisë”, e në vecanti Lion-Juventus i 26 shkurtit. “Ajo ndeshje – thekson Garrigou-Grandchamp në një artikull të publikuar nga faqja e Federatës së mjekëve e rimarrë nga L’Equipe – ka sjellë në Lion tifozë nga e gjithë Italia e jo vetëm nga Piemonte që sipas autoriteteve franceze nuk përfaqësonte një territor me rrezik”. Një teori që bazohet edhe në deklaratat e profesor Ëalter Ricciardi, përfaqësues i Italisë në OBSH, që ka nënvizuar se Atalanta-Valencia pati një rol të rëndëdsishëm në shpërthimin e virusit në Lombardi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI