Flash

"Nuk mund të na detyroni të luajmë": Federata Belge i përgjigjet kërcënimit të Ceferin

Lapsi.al 3 April 2020
"Nuk mund të na detyroni të luajmë": Federata Belge i

Mesazhi i Alexander Ceferin ishte i qartë, ashtu si edhe vullneti i UEFA-s për të mos lejuar ndërprerjen e kampionateve, pa qenë të sigurtë se nuk mund të vazhdohet më. Përjashtimi nga Kupat europiane ishte kërcënimi që iu adresua qartë Federatës belge të futbollit, që ndërpreu kampionatin përfundimisht, duke shpallur Brugges kampion. Por menjëherë pas këtij mesazhi ka reaguar përmes një komunikate Federata belge, që ka qartësuar situatën, pas një bisedimi me Uefa-n.

"Një mbledhje në distancë u mbajt sot për më shumë se një orë mes UEFA, RBFA e Pro League - shkruhet në komunikatë -. Kjo mbledhje i ka lejuar liderve të futbollit belg të shpjegojnë në detaje arsyet shëndetësore e ekonomike të rekomandimeve të mbledhjes së Këshillit të Administrimit Pro League, një ditë më parë, e të kontestojë cfarëdo impakti që mund të detyrojë një ligë të vazhdojë kompeticionin në gjendjen aktuale të krizës shëndetësore, me dënimin përjashtimin nga kompeticionet europiane të sezonit të ardhshëm. Një takim i ri mes palëve do të programohet brenda një jave".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI