Flash

COVID-19/ Shefja e FMN-së paralajmëron dëm ekonomik më të madh sesa kriza e vitit 2008

Lapsi.al 3 April 2020
COVID-19/ Shefja e FMN-së paralajmëron dëm ekonomik më

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se ndikimi ekonomik i pandemisë koronavirus do të jetë më i keq se kriza financiare e vitit 2008.

"Kjo është një krizë si asnjë tjetër," tha Kristalina Georgieva, drejtuese e FMN, duke folur në një konferencë të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetit të Premten.

"Asnjëherë në historinë e FMN-së ne nuk kemi dëshmuar një ndalim total të tillë të ekonomisë," tha ajo. "Është shumë më keq sesa kriza globale financiare." 

Ajo paralajmëroi që tregjet në zhvillim do të goditen më rëndë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në aspektin e ndikimeve shëndetësore të virusit.

"Ne e dimë se në shumë vende sistemet shëndetësore janë të dobëta," tha ajo. Njëkohësisht, ka pasur "gati 90 miliardë USD" rrjedhjes së kapitalit nga ekonomitë në zhvillim.

Ajo tha se FMN po mobilizon një "front lufte prej 1 trilion dollarësh që organizata do të përdorë" aq sa të jetë e nevojshme".

"Asnjëherë nuk kemi parë një kërkesë kaq të madhe për financim urgjent," shtoi ajo. Mbi 90 vende tashmë kanë kërkuar ndihmë nga FMN. "Kjo është, në jetën time, ora më e errët e njerëzimit." ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI