Flash

Kokainë, heroinë dhe para/ Kapet organizatori, shpërndarësi dhe femra që i ndihmonte

Lapsi.al 1 April 2020
Kokainë, heroinë dhe para/ Kapet organizatori, shpërndarësi

Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan operacionin policor të koduar "HIGH QUALITY”, të ndjekur me metoda proaktive. Operacioni goditi një grup që merrej me organizimin dhe shpërndarjen e drogave të forta si heroinë e kokainë.

U vunë në pranga E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për çështje droge dhe që konsiderohet si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike. Në pranga u vu edhe F. K., 20 vjeç, shpërndarësi i drogës si dhe një vajzë me iniciale M.M., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.

Sipas policisë E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M. Lëndën narkotike, F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një dozë. Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.

Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u sekuestrua 244 gram heroinë dhe 11 doza; 239 gram kokainë dhe 5 doza si dhe 2 peshore elektronike. U gjet edhe një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra, e përfituar nga shitja e drogës. Policia i sekuestroi edhe biçikletën 20-vjeçarit që e shpërndante drogën. ©lapsi.AL

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI