Flash

Kamionët e Kosovës të bllokuar nga Serbia, Rama i shkruan Vuçiçit: Ngrijeni atë tra!

Lapsi.al 31 March 2020
Kamionët e Kosovës të bllokuar nga Serbia, Rama i shkruan

Përmes një postimi në Twitter kryeministri Rama i shkruan presidentit serb, Vuçiç ne lidhje me bllokimin e kamionëve me mallra nga Kosova në kufirin e Serbisë.

Rama shkruan se linja e gjelbërt s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, dhe se kjo luftë duhet fituar së bashku, jo duke ndihmuar armikun e pa kufi.

Rama i kërkon Vuçiçit që të ngrejë traun duke dhënë një shebull solidariteti në rajon për të fituar luftën nga koronavirusit.

Rama: @avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!

Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të #Solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI