Flash

Lirohet nga burgu një nga të akuzuarit për pengmarrjen e Jan Prengës

Lapsi.al 30 March 2020
Lirohet nga burgu një nga të akuzuarit për pengmarrjen e Jan

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar sot nga qelia shtetasin, Bajram Hajri, një nga të akuzuarit për pengmarrjen dhe më pas vrasjen e shtetasit Jan Prenga.

Sipas vendimit të fundit të kësaj gjykate, Hajri do të qëndrojë në masën e arrestit në shtëpi.

Avokati i tij, Arben Hoxha ka bërë kërkesën për ndryshimin  e masës së sigurisë  me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë.

Bajram Hajri është babai i vëllezërve Hajri, të cilët janë personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49 vjeçarit në Kamëz, pasditen e 17 janarit në Kamëz.

65 vjecari është akuzuar për “rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit e kryer në bashkëpunim”, “mbajtjen pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve“.

Ndryshimi i masës së sigurisë është bërë ditën e premte.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI