Flash

Flet Haradinaj: Pse e shkarkuam qeverinë Kurti

Lapsi.al 30 March 2020
Flet Haradinaj: Pse e shkarkuam qeverinë Kurti

Ramush Haradinaj ka thënë se mbështetja e partisë së tij AAK ndaj mocionit të LDK-së për shkarkimin e qeverisë së Albin Kurit, është tërësisht parimore dhe se ka të bëj me heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Lexo më tej: 

Thirrja e intelektualëve botërorë: Garda e vjetër me mentor Grenellin, rrëzoi qeverinë Kurti 

Haradinaj u shpreh se Kurti nuk i ka respektuar këshillat e thirrjet e tij. Sipas ish-kryeministrit, nëse Kurti do të mbante në fuqi taksën, AAK do të ishte me të në ditën e mocionit.

"Po ta kish mbrojt zoti Kurti taksën, do të isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat tona, lutjet tona. E ka heqë taksën pa nder dhe pa kundërvlerë”, - ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.

Haradinaj tha se pas vendimit për heqjen e taksës, e ka rrëzuar me shumë qejf këtë qeveri.

“Më 20 mars e ka heqë taksën për lëndën e parë, e me pikën e tretë të vendimit e ka obliguar veten me heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzuar me shumë gëzim”,- ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI