Flash

Soreca 'korrigjon' gabimin me Bashën, pasi fshiu postimin në Twitter komunikon online me kreun e PD-së

Lapsi.al 31 March 2020
Soreca 'korrigjon' gabimin me Bashën, pasi fshiu postimin në

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter, bën me dije se ka mbajtur një takim online me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Soreca shkruan se u bisedua për çeljen e negociatave, mbështetjen e BE-së për luftën ndaj Covid19 dhe procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit.

"Një bisedë e mirë me Lulzim Bashën ditën e sotme në lidhje vendimin e nisjeve të bisedimeve javën e kaluar që dha Këshilli Evropian. Ne vlerësuar rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë ditën jeshile dhe ramë dakord se duhet vazhduar në këtë rrugë duke pasur parasysh konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo përpjekje e gjithë shoqërisë ka nevojë për bashkëpunimin dhe monitorimin e opozitës. Gjithashtu folëm për mbështetjen e BE-së kundrejt Shqipërisë në luftën ndaj Covid-19 dhe në përpjekjet për rindërtimin e vendit pas tërmetit të nëntorit", shkreuan Soreca.

Ky komunikim mes tyre vjen disa ditë pasi ambasadori i BE-së fshiu postimin në Twitter të bisedës mes Bashës dhe komisionerit për zgjerimin. Ky veprim i Soreces ngjalli edhe reagime të ashpra nga ish-kryeministri Berisha, i cili e cilësoi diplomatin italian si viktimë të narkoshteti të Edi Ramës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI