Flash

Tubimi i Metës, reagon Rama: Nuk mund ta shpërndajë parlamentin

Lapsi.al 2 March 2020
Tubimi i Metës, reagon Rama: Nuk mund ta shpërndajë parlamentin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tubimin e presidentit Meta.

"Nuk ka asgjë të re këtu. Thashë për çfarë do më pyesnit. Presidenti del dhe shpërthen para jush. Sot misioni europian, i riu ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësi të Shqipërisë në BE. Jo vetëm se komisioni i ri jep rekomandimin po rikonfirmon dhe përforcon rekomandimin e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot.

Ka edhe një koincidence, shkojmë në Brusksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme duke siguruar për njerëzit që janë në hall. Po atë ditë presidenti, që sot nuk ka asgjë del dhe shpërthen përpara jush si një minë e programuar. Pikërisht për të bërë atë gjë çdo ditë. Sot del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president, por që ta hidhëronte që të rishpërthejë, në fakt është për të qarë jo për të qesh se për mua është e pritshme.

Meta nuk mund të firmosë shpërndarjen e parlamentit. Ilir ka çelur fushatë para opozitës. Mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës. Lajmi i keq sot është që PD-ja u kthye në servis figurantësh për presidentin", tha Rama.

Të këshilluara

Policia dyndet në bulevard para mitingut

Rreth një mijë policë kanë rrethuar institucionet publike dhe do të sigurojnë mbarëvajten e manifestimit të thirrur sot nga Presidentit Meta. Policia i ka dhënë...

16:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI