Flash

Mesazhi nga Belrini: "Grenell nuk e kupton thelbin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë"

Lapsi.al 2 March 2020
Mesazhi nga Belrini: "Grenell nuk e kupton thelbin e konfliktit mes

"Grenell nuk e kupton thelbin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë". Ky eshte mendimi i bashkëpunëtorit te lartë te Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber. Ai e ka vlerësuar pozitivisht idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta hequr pjesërisht dhe gradualisht taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe ka kritikuar emisarin e SHBA-së, Richard Grenell, për qasjen e tij ndaj Kurtit.

Në një intervistë për “Kosovo Online”, Weber u pyet nëse reagimi i Richard Grenellit, i shte një përballje amerikano-gjermane?

"Fakti që Kurti u sulmua nga i ashtuquajturi i dërguar, Grenell, në vend që ta mirëpresë një hap të guximshëm, tregon përsëri se Grenell, i cili insiston që ai është ekskluzivisht i përqendruar në ekonomi, as nuk e kupton thelbin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, as dialogun politik, dhe as nuk ka qëllime të mira. Qasja gjermane, e mbështetur nga shumica në BE, është e bazuar në parime dhe është e përqendruar në një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Në këtë kuptim, këtu nuk ka asnjë përfundim, por ekziston një konflikt transatlantik. Fakti që presidenti Vuçiq, në vend që të duartrokasë gjestin e kryeministrit Kurti, e hodhi poshtë haptas lëvizjen e Prishtinës, rithekson që qëllimi i tij fillestar nuk është të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, por të përpiqet të shfrytëzojë unitetin e Perëndimit. Natyrisht, e njëjta gjë vlen edhe për presidentin Thaçi" tha ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI