Flash

Gjykata liron botuesin Henri Çili dhe 10 të tjerë, gjysma e të arrestuarve mbetet në burg

Lapsi.al 1 March 2020
Gjykata liron botuesin Henri Çili dhe 10 të tjerë, gjysma e

Gjykata e Përmetit ka dhënë pas një seance maratonë dhe që zgjati kati 10 orë vendimet për masat e sigurisë për të 31 të arrestuarit e dosjes “Mezhgorani. Trupi gjykues ka vendosur lirimin e botuesit Henri Çili dhe lënien e tij me masën “detyrim paraqitje” ndërsa për drejtorin juridik të UET-së Ilir Korbi është dhënë masa “arrest shtëpie”. Detyrim paraqitje është dhënë edhe për noteren nga Tirana Shpresa Gjoçaj që akuzohet se ka legjitimuar kalimin e disa pronave në emër të Çilit.

Të pranishëm në sallë ishin 30 të arrestuar, përveç biznesmenit Sait Fishta, i cili ndodhet i shtruar në spital, pasi u sëmur pas arrestimit. Gjatë seancës, botuesi Çili ka pranuar përgjimet e nxjerra si provë në gjykatë, ndërsa ka mohuar akuzat që i rëndojnë.

Sipas botuesit, përgjimet janë të vërteta dhe tregojnë bisedat që ai bën në studion e tij ligjore, që sipas Çilit funksionon për ndërmjetësime. Botuesi është shprehur se kjo ngjarje do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij. Ai është shprehur se është arrestuar pa prova.

Ndërsa për sa i përket kunatit të tij, Gazmir Ajdinit, Çili është shprehur se nëse ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet para ligjit. Avokatët janë shprehur në seancë se të pandehurit duhet që të paktën të ishin ndarë në tri grupe pasi nuk mund të trajtohen të gjithë bashkë pasi aty ka të ndaluar për akuza të ndryshme që nga trafiku i drogës dhe armëve deri te ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. ©LAPSI.al

Arrest me burg

Amarildo Aliko

Eraldjan Hodo

Xhevair Sejati

Neuland Miçi

Skënder Toska

Armando Hajdinaj

Sidi Ramaj

Erment Beqaraj

Askerd Malke

Elidon Alikollari

Ervin Çela

Antonio Hasa

Adriatik Brakaj

Aristidh Çoli

Klea Pëllumbi

Kladi Dervishi

Detyrim paraqitje

Henri Çili

Shpresa Gjocaj

Liko Jazi

Renato Toska

Kejsi Meço

Edmond Xaka

Kristina Bashi

Lisandër Alikollari

Entilon Kamberaj

Abaz Dani (Mesi)

Daniel Yzeiraj

Arrest shtëpie

Ilir Korbi

Besnik Fishta

Masa e sigurisë do jepet nesër

Betim Shkupi (Masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit)

Sait Fishta (i shtruar në spital i komunikohet masa nesër)

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI