Flash

Mustafa: Për taksën 100% duhet të bëjmë siç duan SHBA dhe BE

Lapsi.al 1 March 2020
Mustafa: Për taksën 100% duhet të bëjmë siç duan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duhet të hiqet ashtu siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Mustafa, partia e së cilit është në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, tha se deputetët e LDK-së do ta mbështesin qeverinë për heqjen e taksës, pasi sipas tij, kjo është në interes të Kosovës.

“Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës. Por, shumicës dërmuese iu mbushet mendja se SHBA-të, në rend të parë, dhe BE mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të dialogut, ta njohë shtetin e Kosovës. Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do ti japë përkrahje Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti të hiqet tarifa. Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të” – thotë Mustafa.

“Në qoftë se Serbia, nuk e ndal fushatën kundër Kosovës dhe nuk mënjanon pengesat tregtare dhe ekonomike, LDK mbetet e përkushtuar për aplikimin e masave të reciprocitetit pas një periudhe që Qeveria e akordon me SHBA-të dhe BE-në” – thotë Mustafa. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Devoll, vdes i moshuari

Një 72-vjeçar mbeti i vdekur në fshatin Ponçarë të Devollit, pasi u aksidentuar për vdekje nga një mjet. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afër...

17:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI