Pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, teksa shigjetoi hapur kreun e shtetit, se nuk është Gjergj Kastrioti dhe se besëlidhësit e rinj janë armiqtë e betuar të drejtesisë, vjen reagimi i Presidencës. Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta, këshillon Ramën: “Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”.
Blushi i kujton Ramës Dhomën e Luleve, ku sipas tij ai sodiste i traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, ndërsa garanton kryeministrin se “ajo do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar”.
Postimi i Tedi Blushit
Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve. E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar. Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!