Flash

Vangjush Dako, 'ylli ndriçues' i kongresit të Ramës për mandatin e tretë

Lapsi.al 29 February 2020
Vangjush Dako, 'ylli ndriçues' i kongresit të Ramës

Në Kongresin e Partisë Socialiste, si në ditën e parë ashtu edhe në të dytën, ra në sy edhe prania e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiakut të Durrësit. Ndonëse ai është përfshirë në 'listën e zezë' të Departamentit Amerikan të Shtetit, si person i korruptuar dhe lidhur me grupet kriminale, Edi Rama s'e ka hic kompleks ta mbajë Gjushin larg. Jo vetëm që s'e mban larg forumeve të partisë, por edhe fizikisht duket se e ka të nevojshme ta ketë pranë. Mjafton të shohësh madje radhën ku ishte ulur Gjushi në Pallatin e Kongreseve.

Pothuajse ngjitur me Kryeministrin dhe kupolën socialiste. Për Edi Ramën nuk është fare problem që ish-kryebashkiaku i kapur gafil në përgjimet me bandat e Shijakut duke blerë vota për PS-në dhe duke ndarë pushtetin me grupet kriminale, të jetë ende në forumet e partisë, sic vazhdon të jetë gjithashtu de fakto kryetari i Durrësit. Në intervistën e fundit në "Opinion" Edi Rama pati deklaruar se e ka mik personal Vangjush Dakon, duke i dhënë kështu edhe një mesazh direkt drejtësisë që të mos guxojnë ta prekin.

Edi Rama që përgjërohet nëpër kongrese e tribuna për shtet ligjor, për luftë kundër krimit me anti-KCK-ra dhe OFL-ra, nuk duhet marrë seriozisht për aq kohë sa mban në oborrin e pushtetit të tij Vangjush Dakon, simbol i korrupsionit dhe lidhjeve okulte të politikës me botën e krimit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Fundjava nis me mot të qëndrueshëm

Fundjave nis me mot të qëndrueshëm, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë mbizotëruese gjatë paradites. Sipas Meteoalb në orët e pasdites...

08:02

Aksident në Durrës, plagosen dy policë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek rreth rrotullimi pranë Urës së Dajlanit në Durrës. Mësohet një makinë civile ka goditur nga pas patrullën e pol...

09:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI