Flash

Mitingu i Metës, Kryemadhi: Në 2 mars do të jem në bulevard si nënë dhe si qytetare

Lapsi.al 29 February 2020
Mitingu i Metës, Kryemadhi: Në 2 mars do të jem në bulevard

Nga Vlora, Monika Kryemadhi rikonfirmoi se do të jetë në bulevard me 2 mars, jo si kryetare e LSI por si nënë dhe qytetare.

Në takimin me strukturat, ajo tha se kur mazhoranca sot falsifikon një dokument zyrtar, nesër mund të falsifikojë edhe fëmijët në maternitete.

Kryemadhi: Duke përfituar nga ky takim në Vlorë, dua të bëj edhe njëherë të ditur qëndrimin tim jo si kryetare e LSI, por si qytetare që unë më 2 mars do të jem në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë. Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar.

Unë në 2 mars do të jem si qytetare, si nënë. Do të jem atje për shkak të të gjithë historisë, për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat. Por ajo që është më e rëndësishme, do të jem sepse kjo Rilindje dhe ky Parlament ilegjitim, i cili pa pikë turpi falsifikojnë një ligj, një dokument zyrtar ditën për diell. Të jeni të bindur që do të na falsifikojnë edhe fëmijët në maternitete kur ti lindin shqiptarët. Do ti ndërrojnë atësitë dhe kombësitë fëmijëve tanë dhe për më shumë do të na bëjnë popull sharlatan. Prandaj do të jem atje për të qenë një shqiptare dinjitoze si të gjitha gratë shqiptare që luftojnë për fëmijët e tyre, sepse unë besoj dhe do të bëj çdo gjë që Shqipëria të jetë shtëpia jonë dhe e të gjithë shqiptarëve.

Të këshilluara

Fundjava nis me mot të qëndrueshëm

Fundjave nis me mot të qëndrueshëm, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë mbizotëruese gjatë paradites. Sipas Meteoalb në orët e pasdites...

08:02

Aksident në Durrës, plagosen dy policë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek rreth rrotullimi pranë Urës së Dajlanit në Durrës. Mësohet një makinë civile ka goditur nga pas patrullën e pol...

09:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI