Rreth një mijë policë kanë rrethuar institucionet publike dhe do të sigurojnë mbarëvajten e manifestimit të thirrur sot nga Presidentit Meta. Policia i ka dhënë leje për tubim vetëm për 2 orë organizatorëve, nga ora 17 deri në orën 19, orar gjatë së cilit bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jetë i bllokuar.
Presidenti Meta ka thirrur qytetarët në një manifestim paqësor sot në bulevard, në orën 17:00, për të ngritur zërin në mbrojte të Kushtetutës, kundër oligarkisë dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre.