Flash

Operacioni ndërkombëtar ‘Kitchen’, arrestohet në Peqin 33-vjeçari i akuzuar për kokainë

Lapsi.al 2 March 2020
Operacioni ndërkombëtar ‘Kitchen’, arrestohet në

Policia shqiptare ka dhënë informacion lidhur me megaoperacionin antidrogë të zhvilluar mëngjesin e sotëm në 5 shtete; Itali, Belgjikë, Shqipëri, Gjermani dhe Spanjë.

Operacioni ndërkombëtar i koduar "Kitchen" kishte në fokus goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të grabitjes me armë, armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të tyre.

Gjatë zhvillimit të operacionit në Shqipëri kanë marrë pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Durrës e Shkodër

Policia bën me dije se "në vendin tonë është vënë në pranga shtetasi P. H., 33 vjeç, banues në Kodras, Peqin, ndërsa shtetasi J. S. është shpallur në kërkim. Për këta shtetas, më datë 26.02.2020 Gjykata e Brescias/Itali ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale ”Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e grupit kriminal".

Policia e Shtetit ka qenë pjesë e operacionit me shtrirje ndërkombëtare dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Skuadra Mobile të Brescias, Aleksandrisë, Comos, Monxas, Briancas, Pavias, Ferraras dhe Veronas në Itali, si edhe me policitë homologe në Belgjikë, Gjermani dhe Spanjë.

Koordinimi është bërë nëpërmjet zyrave të ndërlidhjes homologe si në Itali, Bari dhe Romë, ashtu edhe në Shqipëri, në departamentet përkatëse të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe me Interpol Tirana e Interpol Roma.

U lëshuan 35 urdhër arreste- Gjatë operacionit janë ekzekutuar gjithsej 35 urdhra arresti të lëshuara nga autoriteti gjyqësor i Brescias, Itali, nga këta 27 janë arrestuar, ndërsa 8 janë shpallur në kërkim.

Akuza ndaj këtij grupi kriminal është ajo e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, grabitje, mbajtje dhe dhënie të armëve luftarake.

Trafik kanabisi e kokaine-Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, e më pas janë zbuluar edhe elementë të një grupi kriminal me origjinë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda, duke furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias.

Hetimi ka zbuluar 4 shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetase rumune që i përkisnin të njëjtit grup kriminal.

Hetimi ka filluar në muajin tetor të vitit 2017 dhe ka vijuar me intensitet duke sjellë arrestime dhe goditje gjatë vitit 2018, kur janë bërë edhe sekuestrimet dhe arrestimet më të shumta.

Ndërkohë që ditën e sotme janë ekzekutuar në të njëjtën kohë urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria e Brescias.

Të këshilluara

Policia dyndet në bulevard para mitingut

Rreth një mijë policë kanë rrethuar institucionet publike dhe do të sigurojnë mbarëvajten e manifestimit të thirrur sot nga Presidentit Meta. Policia i ka dhënë...

16:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI