Flash

Koronavirus tmerron Italinë: ndalohen më shumë se 40 ndeshje nga virusi vdekjeprurës

Lapsi.al 22 February 2020
Koronavirus tmerron Italinë: ndalohen më shumë se 40 ndeshje nga

Rastet me koronavirus në Lodigiano kanë efekt edhe mbi ngjarjet sportive të zonës. Komiteti rajonal i Ligës Diletante ka vendosur të shtyjë 40 ndeshje të kampionateve të ndryshme, "për shkak të situatës kritike të vendosur nga koronavirus, që ka prekur zonën e Lodigiano e shoqëritë që vijnë nga i njëjti territor". I njëjti fat edhe për disa ndeshje në voley në Serie B.

PIACENZA NDALON FUTBOLLIN E BASKETBOLLIN

Stop për basketbollin e futbollin në Piacenza. Prefektura, me një urdhëresë që ka dalë në mbrëmjen e djeshme në lidhje me emergjencën e koronavirus ka vendosur ndalimin e të gjithë aktivitetetve sportive të parashikuara në fundjavë. Në vecanti janë pezulluar ndeshjet e Lega Pro mes Piacenza e Sambenedettese, ato të serie D mes Fiorenzuola e Lentigione e ajo e basket mes Bakery Piacenza e Jesi, e vlefshme për kampionatin e Serie B (grupi C). Janë pezulluar edhe eventet e tjera sportive diletante e jo kompetitive.

FUTBOLL: NDALIM PËR 42 NDESHJE

Janë në total 42 ndeshje, për momentin, të pezulluara në futbollin diletant në Lombardi për shkak të emergjencës nga koronavirus, nga 502 në program për tu zhvilluar në fundjavë. Shoqëritë kanë kohë deri nesër në 12 për të kërkuar shtyrje të tjera: situata, theksohet në Ligën Diletante, është në zhvillim, e skuadra të tjera me të teseruar që vijnë nga zonat e izolimit, drejtues, teknikë apo futbollistë, mund ta kenë të vështirë të arrijnë në vendin e ndeshjeve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI