Flash

Juventus vërsulet mbi Gabriel Jesus: sulmuesi është detaji për të arritur një objektiv tjetër

Lapsi.al 21 February 2020
Juventus vërsulet mbi Gabriel Jesus: sulmuesi është detaji

Juventus mendon që tani për të ardhmen e një nga objektivët e fiksuar për sezonin e ardhshëm është rifreskimi i sulmit, duke hedhur sytë mbi sulmuesin e Manchester City Gabriel Jesus. Janë të bindur në angli sipas asaj që bën të ditur The Sun, që shpjegon se shoqëria bardhezi ka ndërmend të shfrytëzojë problemet e City me Uefa – me përjashtimin nga Champions - për të avancuar propozimin e tyre për sulmuesin brazilian. Buxheti për operacionin është rreth 70 milionë euro.

Ambjenti i Citizens për momentin është kompakt e i përqendruar në sezonin e tyre në Angli e Europë, por mbi shoqërinë angleze qendron pezull përjashtimi nga kupat për dy vitet e ardhshme, si dënim për mos respektimin e normave të Fair Play Financiar. Shumë hipotezojnë një largim masiv të kampionëve në skuadër, ndërsa të tjerë shtyhen më tej duke treguar Guardiolan – në vëmendjen e Juventus prej muajsh po që kurrë nuk u konfirmuan nga vetë tekniku – si i larguari i ardhshëm nga Manchester City, pavarësisht fjalëve të tij mbi të ardhmen në Angli, sido të ndodhë.

The Sun ka bërë edhe emrat: Gabriel Jesus, Juventus. Oferta mbi tavolinë parashikohet mbi 70 milionë euro e, ndoshta, është një detaj për të bindur teknikun katalanas të ndryshojë ide.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI