Flash

Garcia batutë për Ronaldon e sfidë për Juventus: "Me VAR nuk ka violinë"

Lapsi.al 20 February 2020
Garcia batutë për Ronaldon e sfidë për Juventus: "Me

Rudi Garcia, trajneri i Lyon e kundërshtari i ardhshëm i Juventus në Champions League, ka folur për sfidën e 1/8 të finaleve të kompeticionit kundër bardhezinjve, për të shkuarën e tij si trajner i Romës e për shumë të tjera në një intervistë për Corriere dello Sport: "Me VAR arbitrimet janë më të rregullt, e kam lënë violinën në Itali - ka thënë ai -. Si ndalohet Cristiano Ronaldo? Ndoshta në kufi".

"Violina ka mbetur në dollap që kur u largova nga Italia. Më erdhi instiktive, doja të mbroja skuadrën time nga ajo që e konsiderova një padrejtësi - ka kujtuar francezi - A do ta kishte fituar Roma ime kampionatin me VAR? Nuk e di, cdo epokë ka historinë e saj. Nuk pata kurrë perceptimin se Juventus favorizohej nga arbitrat, por me VAR arbitrimet janë më të drejtë. Dicka që ne trajnerët kërkojmë nga arbitrat është kontrolli personal. Duhet të shkojnë ti shohin vetë rastet e kontestuara në vend që të presin në mes të fushës konfirmimin, përndryshe arbitri i vërtetë bëhet VAR".

Garcia kthehet tek sfida, që për francezët konsiderohet e ndaluar: "Do të fitojë Juventus Champions? Nuk e di, por di se është prioriteti i tyre ta arrijnë, pas aq shumë kampionatesh. Nuk besoj se Ronaldo ka shkuar tek Juventus për të fituar vetëm në Itali - ka thënë Garcia, që megjithatë ëndërron befasinë - Shpresa ime është që të na nënvleftësojnë". Në fund edhe ajo që shqetëson më shumë teknikun francez; si ndalohet Cristiano Ronaldo? "Ndalohet në kufi, nëse vendos që Lyon nuk i pëlqen e nuk do të luajë këtu. Shakatë mënjanë, mund të kontrollohet me një mbrojtje si skuadër. E kotë të bllokosh atë, nëse i lë hapësira Dybala apo Higuain".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI