Flash

Barçagate, Messi: "E adhuroj Barcelonën, por kjo histori është e çuditshme"

Lapsi.al 20 February 2020
Barçagate, Messi: "E adhuroj Barcelonën, por kjo histori

Lionel Messi thyen heshtjen në një intervistë ekskluzive për Mundo Deportivo, e përditshmja sportive katalanase, duke u munduar të fshijë cdo dyshim mbi të ardhmen e tij tek Barcellona: "E adhuroj këtë skuadër e është vendi ku jetoj. Kjo është shtëpia ime. Më pëlqen rutina ime si në profesion ashtu dhe në jetë", ka rrëfyer kampioni argjentinas. Një intervistë që ka qenë në fakt rasti për të hedhur dritë mbi cështjen që ka shpërthyer nga Cadena Ser, emitenti radiofonik sipas të cilit Barcellona ka derdhur 1 milionë euro për shoqërinë I3 Ventures për të diskredituar në rrjetet sociale lojtarë të ndryshëm, apo ish-trajnerë blaugrana, mes të cilëve Piqué, Xavi e Guardiola: "Kam mbetur pak i surprizuar. Isha në udhëtim, kështu që kur arrita kam parë cfarë kishte ndodhur. Presidenti na tha të njëjtat gjëra që ka deklaruar në konferencë për shtyp".

"Mendoj se është e cuditshme që ndodh dicka e tillë, thanë se ka prova. Tani duhet pritur për të parë nëse kjo është e vërtetë apo jo. Nuk mund të them shumë, por mu duk e cuditshme". Pastaj për të qetësuar disi qendrimin e tij, në raport me Barcelonën, argjentinasi deklaroi dashurinë për klubin e qytetin: "Puna ime më lejon të kalioj shumë kohë me fëmijët. Më lejon të stërvitem e të jem me Antonelën në përditshmëri. Kemi një jetë normale që më pëlqen".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI