Flash

Manchester City ndihet i sulmuar nga UEFA, Soriano: "Akuza false, kjo nuk është drejtësi, por politikë"

Lapsi.al 19 February 2020
Manchester City ndihet i sulmuar nga UEFA, Soriano: "Akuza false, kjo nuk

Pas stuhisë që erdhi nga Uefa, që përjashtoi Manchester City nga kompeticionet europiane për dy vjet, administratori i deleguar Ferran Soriano ka folur në tv zyrtar të klubit e thotë të vërtetën e tij. "Tifozët mund të jenë të sigurtë për dy gjëra: e para se akuzat janë false, e dyta se do të bëjmë cdo gjë që është e mundur për ta treguar - ka thënë ai - Kemi bashkëpunuar. Kemi dorëzuar provat, por Dhoma investigative e FFP i ka besuar më shumë e-mail të vjedhura jashtë kontekstit, se sa gjithë provave të tjera që i kemi dhënë. Kjo nuk është drejtësi, por politikë".

Vendimi i të premtes që u dha nga Uefa provokoi një tërmet të vërtetë në botën e futbollit. Në të njëjtën ditë Manchester City kishte nxjerrë një komunikatë që kontestonte dënimin, tani një nga drejtuesit e lartë ka dalë me figurë e ka treguar gjendjen shpirtërore të klubit. "Pronari nuk ka vënë para në këtë klub që nuk janë deklaruar me korrektësi. Jemi një skuadër futbolli që ka mbështetje, nuk kemi borxhe, llogaritë tona janë ekzaminuar shumë herë dhe kjo është e qartë - vazhdoi ai -, dorëzuam një listë të gjatë dokumentesh që i konsiderojmë prova të pakundërshtueshme që aludimet nuk janë të vërteta".

Ndërkohë, CEO ka njoftuar ankimimin në CAS. "Jemi duke kërkuar vërtetë një zgjidhje të shpejtë përmes një procesi të kujdesshëm e të barabartë, kështu që shpresa më e mirë është që kjo të përfundojë përpara fillimit të verës e deri atëherë për ne, gjithcka është si zakonisht".

Në lidhje me atë që po ndodh me Guardiola e skuadrën. "Natyrisht, (Pep) është mbajtur i informuar, por kjo nuk është dicka për të cilën ai mund të përgjigjet. Është i përqendruar tek futbolli, ndeshja e sotme, e nesërme e javëve të ardhshme. Kështu edhe lojtarët. Janë të qetë, të përqendruar e kjo është më tepër cështje biznesi, një cështje ligjore se sa një cështje futbolli".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI