Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Shifrat e çmendura të Haaland, askush si ai: "Bukur të shënosh, por duhet të përmirësohem"

Lapsi.al 19 February 2020
Shifrat e çmendura të Haaland, askush si ai: "Bukur të

Një perfeksionist i vërtetë, edhe pse vetëm 19 vjec. Pavarësisht dygolëshit të shënuar ndaj Psg, Erling Haaland nuk kënaqet me përfaqësimin super që e ngjiti në kuotën e 10 golave në shtatë prezenca në Champions League. "E di që duhet të përmirësohem akoma, u pa edhe dje – deklaroi sulmuesi i Dortmund -. Duhet të vazhdoj të punoj fort". "Nuk është kurrë mjaftueshëm, gjendem mirë në këtë kompeticion, por duhet të punoj akoma – shtoi ai -. Goli i dytë? Nuk mendova gjatë, thjesht shijova momentin. Është bukur kur shënon një gol të tillë".

Sipas Haaland megjithatë ndeshja e vajtjes kundër Psg nuk ishte perfekte për Borussia Dortmund. "Pësuam një gol, duhet ta ruanim portën të paprekur - ka saktësuar sulmuesi gjithnjë i kujdesshëm tek detajet – Duhet të luftojmë nën këtë aspekt, tani të shohim cfarë ndodh në kthim". Ndërkohë, shifrat personale të 19 vjecarit janë impresionuese. Në këtë edicion të Champions League, norvegjezi ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje. Një arritje e cmendur, të paktën katër ndeshje më i shpejtë se cilido lojtar tjetër i historisë së kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Golat sezonale të "Terminator" Haaland janë për rekord. Nga qershori 2019 në janar 2020, me fanellën e Salzburg, sulmuesi 19 vjecar ka shënuar 16 gola në 14 ndeshje në kampionat, 4 gola në 2 prezenca në kupat kombëtare e 8 në gjashtë gola në Champions. Statistika të cilave i shtohen golat e realizuar nga janari 2020 me fanellën e Dortmund (8 në 5 prezenca në Bundesliga, 1 në 1 prezencë në Kupës e Gjermanisë, e 2 në 1 prezencë në Champions). Për një total kompleksiv prej 40 golash.

Të këshilluara

Video/ Saul trondit Liverpool

Katër minuta i janë dashur Atletico Madrid të frikësojë Liverpool në Ëanda Metropolitano në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Champions League. Saul Nigu...

21:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI