BORUSSIA DORTMUND 2-1 PARIS SAINT GERMAIN Bën gjithcka ai, me një skuadër të madhe pas shpine: Erling Haaland, vetëm 19 vjec, vendos ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain me dy gola. Tregon gjithë repertorin e tij, në fillim me një gol si sulmues zone, e pastaj me një silurë nga jashtë zonës. Në mes goli i Neymar, në asistin fantastik të një Mbappé të shuar. Në fillim të ndeshjes u duk vërtetë si një alergji ndaj golit, por PSG e kishte më tepër një alergji precizioni: Gueye gabon në shumë raste me topin në këmbë, Mbappé nuk arrin të ikë kurrë e Neymar e ka të vështirë. Nga ana tjetër është ndjesia se mund të jenë të vështirë me shpikjet e Sancho e me nuhatjen e golit të Haaland, por goli nuk vjen: një pritje shpëtimtare e Navas ndaj anglezit e dy tentativa jashtë të Borussia, që sidoqoftë bëri më mirë se kundërshtari. Pjesa e dytë nisi pa emocione të mëdha, por xhirot e motorit u rritën me vendasit akoma më mirë, edhe pse kombinimi Mbappé-Neymar shkoi pranë golit. Borussia Dortmund megjithatë mori avantazhin, kur fare pranë portës së Navas, Haaland shtyu në rrjetë një top të kthyer nga portieri. Goli i norvegjezit u duk se zgjoi francezët, që barazuan pak minuta më pas: veprimi i parë pozitiv i Mbappé, që shërbeu për Neymar, me brazilianin që e pati të lehtë të shënonte golin e avantazhit. I njëjti efekt, me anë të kthyera: Haaland - gjithnjë ai - ristabilizon avantazhin me një goditje të cmendur nga jashtë zonës. Ndeshja mund të përfundonte edhe në barazim, me Neymar, që në ndeshjen e parë në fushë pas rikthimit nga dëmtimi u ndal vetëm nga kryqëzimi i shtyllave. Dortmund fiton 90 minutat e para, Haaland nuk zhgënjen në ekzaltimin që i jep muzika e Champions, por ai gol i Neymar vlen shumë pas dy javësh në Parc de Prince.SAUL GOAL ATHLETICO MADRID 1-0 LIVERPOOL FOLLOW FOR INSTANT GOALS pic.twitter.com/rgSdrdXNMy
— INSTANT GOALS (@Instantgoalss) February 18, 2020
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 18, 2020