Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Skandali Barcelona/ Bartomeu hap një hetim të brendshëm: vijnë dorëheqjet e para

Lapsi.al 19 February 2020
Skandali Barcelona/ Bartomeu hap një hetim të brendshëm:

Skandali që ka përfshirë Barcelonën, e akuzuar se ka paguar një shoqëri të medias sociale për të diskredituar lojtarët e ish-lojtarët, p përjeton hapa formalë dhe informalë. Kjo e ditës së sotme hyn në të parën, me grumbullimin nga ana e presidentit Bartomeu të një mbledhje të jashtëzakonshme të komisionit të delegatëve të klubit në prezencë të zëvendëspresidentit, të CEO e të këshilltarit Teixidor. Ndërkohë, drejtuesja financiare Monserrat Fons ka prezantuar dorëheqjen e "parevokueshme".

Mbledhja paraprin takimin e direktivit të premten, që është fiksuar kohë më parë, por që me siguri do tejkalojë rendin e ditës. Që situata është delikate kuptohet nga fakti, që ndryshe nga zakonisht, mbledhja e komisionit të delegatëve do të bëhet në një vend sekret e larg vëmendjes së medias.

Shumë drejtues blaugrana janë të irrituar për mënyrën si Bartomeu ka administruar situatën por jo vetëm, duke qenë se 800.000 euro të paguara nga shoqëria I3 Ventures (ajo që akuzohet) kalon me shumë shifrën, prandaj duhej aprovuar nga "Comité de adjudicaciòn", pjesë që ishte evituar me kujdes. Gishti është drejtuar nga Jaume Masferrer, drejtori i Zonës së Presidencës, e që ka firmosur kontratën me I3 Ventures. Ja arsyeja përse Bartomeu ka njoftuar hapjen e një hetimi të brendshëm për të gjetur fajin dhe fajtorët.

Që atmosfera tek Barcellona nuk është më e mira, pas zbulimeve të Cadena Ser e tregon edhe përplasja në rrjetet sociale mes Gerard Piqué e Marcal Lorente, një gazetar i Barça Tv që në Tëitter ka shkruar një postim në mbështetje të numrit 1 të Barcelonës. E menjëhershme përgjigja e mbrojtësit - një nga personazhet e sulmuara, sipas zbulimeve të Cadena Ser - që e ka etiketuar Lorente "një marionetë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI