Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Video/ Uragani Atalanta merr përpara Valencian: Mourinho një hap larg eleminimit nga Champions

Lapsi.al 19 February 2020
Video/ Uragani Atalanta merr përpara Valencian: Mourinho një hap larg

Champions nuk resht së befasuari dhe këtë herë e bën me emrat më surprizues të saj: Atalanta e Leipzig i bëjnë shaka të hidhura respektivisht Valencias e Tottenham, edhe pse të paktën për të besuarit e Mourinhos rezultati është më i përmbysshëm, se pokeri me të cilin Valencia doli nga San Siro.

ATALANTA 4-1 VALENCIA

Natë e paharrueshme për Atalantën në San Siro, që mori zvarrë 4-1 Valencia në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Champions League. Pa Gjimshitin të padisponueshëm dhe me Zapata të mbajtur në pankinë, zikaltrit e Gasperinit rrëmbyen avantazhin pas vetëm 16’ minutash: Hateboer i merr kohën Gaya në krosimin e Gomez e shënoi golin që ndoshta vendosi shumë në këtë ndeshje. Aq sa në fakt edhe shtylla e Torres, që fundosi psikologjikisht spanjollët, që u shembën në goditjet e Ilicic me një të djathtë të shkëlqyer, përpara se Freuler ti mrekullonte të gjithë me një të djathtë të harkuar nga jashtë zonës. Valencia lejoi shumë, kriji dicka, por shpenzoi pothuj gjithcka përpara Gollini, që më shumë e kompikoi vetë, ashtu si edhe rikuperoi pas gabimit të bërë. Hateboer firmosi dygolëshin personal, duke shfrytëzuar filtrin e Ilicic, përpara se të vraponte për 50 metra e të shënonte golin e katërt, që i dha përmasa humbjes së Valencias. E megjithatë i sapofuturi Cheryshey fiksoi rezultatin në 4-1, duke i dhënë një shans të vogël spanjollëve për në 10 mars në Spanjë, në ndeshjen e kthimit.

https://vc.sporttube.com/video/2020/2/19/yk6CCCG.mp4

https://vc.sporttube.com/video/2020/2/19/6k6CCCG.mp4

TOTTENHAM 0-1 LEIPZIG

Një fitore e rëndëishme, por kualifikimi mbetet në lojë. Leipzig, në pjesëmarrjen e parë në 1/8 e finaleve të Champions League, godet në stadiumin e Tottenham, finaliste e sezonit të kaluar. Vendosi goli me penallti i Ëerner në të 58'. Si Spurs ashtu dhe gjermanët kanë shpenzuar rste të shumta shënimi, motiv për të cilin në ndeshjen e kthimit mund të ndodhë gjithcka. Për të tërhequr vëmendjen demonstrimi taktik i shkëlqyer i Nagelsmann, që në moshën 32 vjecare është trajneri më i ri që ka drejtuar ndonjëherë një skuadër në 1/8 e Champions. Dhe e bëri duke fituar në shtëpinë e Mourinho, jo një kundërshtar dosido.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI