Flash

Mercedes me hap kampioni: Hamilton djeg pistën e Montmelo

Lapsi.al 20 February 2020
Mercedes me hap kampioni: Hamilton djeg pistën e Montmelo

Ka dhënë një përshtypje të mirë Mercedesi në mbyllje të ditës së parë të testimeve të Formula 1 në cirkuitin e Barcelonës, duke kryer më shumë xhiro se çdokush tjetër në Montmelo, 173 xhiro të ndara mes 79 të Valteri Bottas në mëngjes dhe 94 të Lewis Hamilton më pas. Për “shigjetat e argjendta” kënaqësia e kryerjes së xhirove të gjata pa asnjë problem serioz është e madhe, duke e vendosur veten me lehtësi të dukshme në majën e listës së kohëve.

“Ka qenë një ditë e mirë dhe një fillim shumë i mirë për të gjithë ne duke marrë në konsideratë që vinim nga një pushim i gjatë. Pra të kthehesh në pistë dhe të bësh 170 xhiro tregon se sa shumë të gjithë kanë punuar fort gjatë dimrit. Do të bëjmë një ndryshim të hapit duke marrë ndjeshmëri të mira nga makina. Kemi shumë të dhëna për të shkarkuar dhe për të analizuar dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi” ka thënë Hamilton.

Valteri Botas (i dyti, 1’17”313, 79 xhiro): “Kam mbetur i impresionuar nga fakti që kam nisur në 9 të mëngjesit dhe menjëherë kemi pasur mundësi të japim disa rrugë të gjata pa probleme dhe të ndiqnim në perfeksion planin tonë të punës të mëngjesit. Të bësh gjithë këtë ka qenë thjeshtë impresionuese duke marrë në konsideratë sa punë kërkon një makinë e tillë. Në testime mund edhe të provonim ndryshimet e mëdha për të kuptuar se si reagon makina. Kam pasur një ndjeshmëri shumë të mirë, makina jep një ndjenjë të mirë dhe është e shpejtë, por jam i sigurtë që mund të shkojmë edhe më shpejt. Bëhet fjalë për një pikë nisje shumë të mirë, por është vetëm dita e parë dhe në këtë mënyrë nuk tregon shumë”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI