Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Korrupsioni i presidentit të PSG: të drejtat TV i siguroi me një vilë në Sardenjë për Valcke

Lapsi.al 20 February 2020
Korrupsioni i presidentit të PSG: të drejtat TV i siguroi me një
Nuk ka paqe për Paris Saint-Germain. Përvec problemeve me Financial Fair Play të Uefa, presidenti i klubit e i BeIN Sports, Nasser Al Khelaifi, tani duhet të mbrohet nga akuzat e administrimit të pandershëm, që janë bërë nga autoritetet zvicerane në përfundim të hetimeve mbi shitjen e të drejtës televizive për Botërorin e futbollit në 2026 e në 2030. Teza e akuzës është se Al Khelaifi ka marrë të drejtat për BeIN Sports përmes lejimit të disa benefiteve, mes të cilave përdorimi i një vile në Sardenjë, për ish-sekretarin e Fifa Jerome Valcke. Për autoritete zvicerane, sipërmarrësi katariot ka dhuruar "avantazhe" për ish-sekretarin e përgjithshëm të Fifa, gjithashtu i akuzuar për korrupsion, administrim të pandershëm e falsifikim dokumentash së bashku me një person të tretë emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur. "ÇËSHTJA ËSHTË ARKIVUAR" Përsa i përket akuzave që kanë ardhur nga Drejtësia Zvicerane, Nasser Al-Khelaifi ka lëshuar një komunikatë për shtyp publikuar nga Associated Press: "Jan anulluar dyshimet për korrupsion e cështja është arkivuar në mënyrë përfundimtar - lexohet në komunikatën e gjatë -, ndërsa ka mbetur pezull një situatë teknike sekondare. Kam sidoqoftë pritshmërinë se gjithcka do të dëshmohet plotësisht e pabazë."

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI