Flash

Video / Roma mposht Gent, vendos goli i Carles Perez; Lacazette bën të lumtur Arsenal 1-0 ndaj Olympiacos

Lapsi.al 20 February 2020
Video / Roma mposht Gent, vendos goli i Carles Perez; Lacazette bën të

Në tetë sfidat e tjera të Europa League që u luajtën këtë mbrëmje janë shënuar shumë gola. Roma ka mundur Gent 1-0 në takimin e vajtjes në 1/16 e kompeticionit duke hedhur kështu hapin e parë për fazën e 1/8-ave. Skuadrës së Fonseca i ka mjaftuar një gol në minutën e 13'-të e Carles Perez, finalizimi i tij i parë me fanellën verdhekuq në mbrëmjen e debutimit si titullar. Pavarësisht vuajtjes, veçanërisht në pjesën e dytë, Roma ka fituar kështu raundin e parë dhe mund të marrë frymë e qetë pas një periudhe negative. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Belgjikë.

https://www.youtube.com/watch?v=9ITioRN5IWM

Në takimet e tjera të mbrëmjes, Arsenal ka arritur një fitore shumë të çmuar sa edhe të vuajtur ndaj Olympiacos 1-0 në Athinë, fal një goli të Lacazette 9' minuta nga fundi i takimit. Sukses në shtëpi për Leverkusen që ka mundur 2-1 Porto duke shtyrë gjithçka për në ndeshjen e kthimit. Poker për Wolverhampton kundër Espanyol, ndërsa Rangers i Florian Kamberi ka fituar me përmbysje ndaj Braga. Fitore me përmbysje edhe për Wolfsburg 2-1 kundër Malmo. Fitore shumë e rëndësishme për Basel ndaj APOEL, në transfertë me rezultatin e pastër 0-3. Taulant Xhaka ishte titullar në këtë përballje, duke u aktivizuar 90 minuta, ndërkohë që 2 shqiptarët e tjerë, Ademi dhe Bunjaku, u aktivizuan në pjesën e dytë. 1-1 është mbyllur edhe sfida mes Alkmar dhe Lask me gola të shënuar nga Raguz dhe Koopmeiners me 11 metërsh.

https://www.youtube.com/watch?v=z5s21ORaM2Y

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI