Flash

Allegri kthehet në pankinë: "Rëndësi kanë lojtarët, ndeshjet nuk i fiton me plan taktik"

Lapsi.al 21 February 2020
Allegri kthehet në pankinë: "Rëndësi kanë

Turi parisien i Massimiliano Allegri për të promuovuar librin e tij kalon nga L’Equipe, ku ka dhënë një intervistë vecanërisht interesante që hedh dritë mbi idenë e futbollit që ka tekniku: "Është vendimtare ti japësh një organizim skuadrës, por pastaj janë lojtarët që të bëjnë të fitosh ndeshjet. Nuk mund të imagjinosh të fitosh një ndeshje me një plan taktik". Ish-trajneri i Juventus ka bërë edhe një batutë në këtë këndvështrim: "Trajneri i mirë është ai që bën më pak dëme".

Fjalët e Allegri duket se nënvizojnë edhe njëherë diferencën me rrugëtimin e ri të Juventus të Sarri: "Nuk do të kasha shkruar kurrë për taktikë, një milliard trajnerë dinë më shumë se unë. Doja të shkruaja për burimet njerëzore, që bëjnë diferencën. Sot në takimet teknike ka më shumë anëtarë të stafit se lojtarë... Fusha është e rëndësishme, por jo vendimtare".

Arsyeja është thënë pa vonesë: "Gjatë javës përgatit një lloj ndeshje, nëntë herë në 10 ndodh ndryshe. Faktikisht një trajner bën një tjetër punë: administron të papriturën. Duhet të dish të lexosh lojën, të gjesh zgjidhje për problemin para të tjerëve, pak rëndësi ka nëse luan me 3, 4 apo 5 në mbrojtje. Nuk besoj se një trajner me principe të pandryshueshme është budalla, di që duhet ti japësh një organizim skuadrës por pastaj ti lesh të lirë lojtarët të krijojnë e zbaviten".

Në fund Allegri largon konceptin se zotërimi i topit është vendimtar për të fituar ndeshjet: "Nëse fiton 2-0 e lë topin për kundërshtarët cfarë problem ka? Kuptohet se ke vendosur të mos mbash topin. Nëse luan kundër një skuadre që mbrohet me 10 lojtarë është e qartë se do dominosh zotërimin e topit, por ti cfarë merite ke?". Sqarimi për lojën e Guardiola tek tiki taka: "Barcellona e tij është e papërsëritshme, kishte lojtarë si Xavi, Iniesta e Messi që, kur vendosnin, shënonin. Një futboll unik që nuk mund të përsëritet. E në fakt është tek Manchester City e ka të tjerë lloj lojtarësh e Pep luan ndryshe. Sepse është inteligjent".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI