Flash

Mbyllet ëndërra e Manaj, Barcelona merr sulmuesin e Leganes që akuzon: "Do ankimojmë"

Lapsi.al 21 February 2020
Mbyllet ëndërra e Manaj, Barcelona merr sulmuesin e Leganes që
Lionel Messi ëndërron Lautaro Martinez e Neymar por, të paktën për tani, duhet të kënaqet me Martin Braithëaite. Barcellona ka njoftuar se ka paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 18 milionë euro tek Deportivo Leganes për të teseruar sulmuesin danez 28 vjecar. Blerja ka qenë e mundur me dritaren e merkatos të mbyllur sepse la Liga i ka lejuar blaugranat një hapësirë, të përfshirë në rregullore, për shkak të dëmtimit të rëndë të Ousmane Dembélé. Leganes ndërkohë sulmon: "Rregull i gabuar". LEGANES: "RREGULLORE E GABUAR, DO ANKIMOJMË" Leganes, përmes drejtorit të përgjithshëm Ortega, ka ngritur zërin: "Duam të ngremë zërin, na është bërë një dëm i madh me sezonin në vazhdim. Nuk e kuptojmë një rregullore që i lejon një klubi të blejë një lojtar njëanshmërisht për shkak të një dëmtimi të një lojtari të tyre. Do ta kuptonim nëse do të kishte një akord mes klubeve por jo kështu. Nuk kemi mllef me Barcelonën, i kanë bërë gjërat në mënyrë korrekte me rregullat aktuale, edhe pse problemin e tyre e kaluan tek ne. Kemi bërë ankimim. Braithëaite i bëjmë urimet, ishte një zotëri e u soll në mënyrë profesionale".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI