Flash

“Do e lija golin, për të marrë pikë” Gurishta nuk i gëzohet dot rrjetës së parë sezonale

Lapsi.al 21 February 2020
“Do e lija golin, për të marrë pikë” Gurishta

“Ishte goli im i parë për këtë vit por fatkeqesisht ne e humbëm ndeshjen, nëqoftëse do të ishte e mundur për të marrë pikë, do e lija golin me kënaqësi, por kështu është futbolli”. Me këto fjalë Erdenis Gurishta ka shprehur gjithë dëshpërimin për humbjen e marrë ndaj Teutës në Niko Dovana përballë Teutës, rezultat që tashmë kërkon ta rikuperojë më shpejtësi.

Shkodranët po përfshihen në një garë për të shmangur play-out, ndaj dhe sfida me Luftëtarin kthehet në një detyrim fitore, në momentin kur Vllaznia është në ndjekje të Skënderbeut që ka një pikë më shumë, por një sfidë të vështirë me Teutën, nga e cila kuqeblutë shpresojnë të përfitojnë: “Sigurisht që fitorja është detyrim sepse tani nuk ka më justifikime pasi kampionati po vjen drejt fundit dhe duhet me patjetër që në ndeshjet brenda fushës të marrim pikët e plota”.

Për situatën në kampionat Gurishta ka vazhduar: “Realisht ky kampionat po tregon që me dy fitore je për kupat e Europës dhe me dy humbje je për play off që të shpie një kategori më poshtë, kështu që ne nuk duhet ta bëjmë alarmante këtë situatë por ti marrim 6 pikë në këto 2 ndeshje përsëri do jemi aty ku ishim më përpara”, ka përfunduar shkodrani, që në fakt është në dyshim për ndeshjen me Luftëtarin dhe për të vendosur nëse do të zbresë në fushë, Jonuz do të presë deri para takimit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI