Flash

"Timon i lëvizshëm", Mercedes revolucionarizon F1: gjithcka në rregull për FIA-n

Lapsi.al 21 February 2020
"Timon i lëvizshëm", Mercedes revolucionarizon F1: gjithcka

Gjatë ditës së dytë të testimeve është vënë re një lëvizje e çuditshme mbi timonin e Mercedesit të Hamiltonit: shkon përpara dhe prapa në përshpejtim dhe në frenim. Nuk është parë kurrë më parë një lëvizje e tillë, por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, FIA, e konsideron të rregullt, edhe pse kërkon të forcojë sigurinë e pilotëve.

Diçka shumë kurioze ka ndodhur gjatë ditës së dytë të testimeve të Formula 1 në Barcelonë. Argumenti është Mercedesi, ose më mirë timoni i W11 të Lewis Hamilton që, sikurse është përgjuar nga telekamerat në pistë, kryen një lëvizje të dukshme, përpara dhe prapa, si në fazën e përshpejtimit, ashtu në frenim. Por për çfarë bëhet fjalë? Për një anomali apo për një të re të shkëlqyer nga skuadra gjermane? Me kalimin e orëve ndonjë përgjigje ka ardhur, por ka ende shumë për të qartësuar.

Drejtori teknik i skuderisë gjermane është përgjigjur mbi disa pyetje për sistemin e ri të “timonit të lëvizshëm” të Mercedes: “Është një sistem i ri drejtimi, por nuk jam duke shpjeguar avantazhet. Ne kishim folur tashmë me Federatën Botërore të Automobilizmit (FIA)”. Në fakt, kjo mund të jetë vetëm një nga inovacionet e testuara nga Mercedes, që natyrisht kërkonte aprovimin e Federatës.

Qartësi nga skuadra nuk ka pasur për momentin mbi funksionet reale të 'timonit të lëvizshëm' dhe janë duke u ngritur hipoteza të ndryshme. Nisur nga kjo, në fakt, është hapur menjëherë një cështje mbi hipotezën e parregullsisë: Federata ka hetuar dhe ka marrë në konsidertë rregullimin e sistemit, por kërkon të verifikojë sigurinë e pilotit me timonin që lëviz. Konfirmohet rregullsia, por, jemi përballë një skuadre, Mercedes, që vazhdon të bëjë historinë e Formula 1 me një tjetër goditje gjeniale.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI