Flash

Shantazhi seksual për Balotellin merr përmesa komploti: "Me paratë e tij, do blej dy Ferrari"

Lapsi.al 21 February 2020
Shantazhi seksual për Balotellin merr përmesa komploti: "Me

Kapitull i ri në cështjen që sheh Mario Balotelli protagonist të një shantazhi me sfond seksual. Sipas asaj që ka ndërtuar Corriere della Sera, hetuesit e Prokurorisë së Vicenza kanë zbuluar një bisedë mes avokatit të vajzës që akuzon sulmuesin, Roberto Imparato, e një kolegu të këtij të fundit, në përfundim të një bashkëbisedimi mes vetë avokatit e futbollistit të Brescia. "Sapo përfundoi: Imparato 1-Balotelli 0. Regjistruar për 20 minuta. Dua një Ferrari të verdhë... e një blu", ishin fjalët e Imparato. Në këtë pikë kolegu e pyet se cfarë do të bëjë me atë regjistrim: "Rrëfim i plotë.... Duhet të mendohem, është shumë delikat. Kemi 100 prova. Vajza është një aktore e lindur".

Imparato, më pas, është munduar të justifikohet. "Ferrari? Një batutë. Unë e klientja ishim gati ta mbyllnim për 60 deri në 100 mijë euro. Balotelli ofroi 30. Janë akorde që bëhen për ti evituar viktimave peshën e procesit. Paratë i takonin asaj ndërsa honorari im nuk mjafton për të blerë diskun e një Ferrari. Përse e përcaktova aktore? Kishim nevojë për një rrëfim dhe vetëm ajo mund ta merrte. E kisha fjalën që i kishte kontrolluar mirë emocionet, duke e shtyrë të fliste për atë natë", ka shpjeguar avokati për Corriere.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI